Flamuri i Kosovës ulet në gjysmë shtizë në nderim të viktimave të tërmetit në Turqi

Flamuri i Republikës së Kosovës i vendosur në oborrin e Kuvendit dhe Qeverisë, të mërkurën janë parë të ulur në gjysmë shtizë. Kjo është bërë në nderim të viktimave që humbën jetën si pasojë e tërmetit në Turqi.

Gjatë ditës së djeshme, presidentja Vjosa Osmani, ka shpallur të mërkurën Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, të cilët lanë mijëra të vdekur e të lënduar

Një tërmet tragjik goditi Turqinë mëngjesin e së hënës duke shkaktuar mbi 8.700 viktima dhe mijëra të plagosur.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.