Riakreditohet universiteti ‘Haxhi Zeka’ në Pejë

Riakreditohet Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC), duke u bazuar në raportin e ekspertëve ndërkombëtar, në mbledhjen e mbajtur më 25.06.2020, mori vendim që të riakreditojë Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, për tre vitet e ardhshme.
Ky raport pozitiv thuhet se vjen si rezultat i punës së menaxhmentit, stafit akademik, administrativ, studentëve dhe bashkëpunëtorëve të këtij institucioni.

Me këtë vendim, UHZ-së i mundësohet që të bëjë pranimin e studentëve të rinj, në pesë njësitë akademike të tij.
Rektori i UHZ-së, Fadil Millaku, uroi stafin dhe studentët dhe po ashtu falënderon të gjithë ata që në çfarëdo mënyre kontribuuan në arritjen e këtij suksesi.