Shpërthen gypi i ujësjellësit në Klinë, banorët në hall

Banorët e Klinës vazhdojnë të përballen me shumë probleme.

Një qytetar në adresë të Klina.info ka dërguar një fotografi, i cili ka treguar se si është vendosur një pengesë në rrugën “Skendër Rexhepi”, pasi që ka shpërthyer kanalizimi.

Sipas tij kjo gjendje është qe 10 ditë, derisa askush as Komuna e as Hidrodrini ende s’kanë ndërmarrë asgjë.