Problemi kryesor për banorët e Komunës së Klinës dhe zonave përreth mbetet ai për ujë të pijes dhe për higjienë

U mbajt forumi i tetëmbëdhjetë i takimeve me përfaqësues dhe banorë të fshatit Dollc dhe Dresnik
Edhe në këto lokalitete prioritet numër një është uji i pijes i cili mungon plotësisht, por as me ujë higjienik nuk ka furnizim gjatë tërë verës. Në Dresnik mungojnë rrugët e asfaltuara si askund në Komunën e Klinës, në veëanti nuk ka rrugë për tek zona arkeologjike, mungon sistemi i kanalizimeve, ka nevojë një AMF dhe një qender rinore.
Në këto zona mungon edhe ndriçimi publik dhe trotuarët, gurthyesit ndotin mjedisin, kurse ndërtimet pa leje kanë mbushur tokat bujqësore dhe zonën e mbrojtur arkeologjike.
Ky aktivitet është mbajtur në kuadër të Aktivitetit për Bashkëpunim në Komunitet, i financuar nga USAID dhe i përgatitur nga OJQ ZANA.
Përmbajtja e këtij takimi është në përgjegjësi të vetme të Shoqatës së Gruas Zana dhe nuk paraqet medoemos pikëpamjet e USAID-it apo të Qeverisë së SHBA-së.