Shkolla “Ismet Rraci” shënon Ditën e Tokës me aktivitete edukative

Sot, në Shkollën Fillore “Ismet Rraci” në Klinë, u shënua 22 Prilli – Dita e Tokës, me aktivitete të shumta. Nxënësit dhe mësimdhënësit u angazhuan për gjelbërimin e ambientit dhe pastrimin e hapësirave brenda dhe jashtë shkollës.
Vlen të theksohet se donatori që ka mbështetur me lule është Alban Rraci, të cilin e ka falënderuar shkolla për kontributin dhe bashkëpunimin për përkrahje të komunitetit që nxënësit ta kenë një ambient sa më të bukur dhe të pastër.