Shkaku i procedurave të shtetit hungarez, pengesë që familjarët nuk po mund t’i marrin trupat e dy të rinjve kosovarë që vdiqën në aksident

Mbrëmjen e së enjtes dy të rinj nga Kosova, kanë vdekur në një aksident në Hungari.

Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi, ishin rrugës duke ardhur për në vendlindje në momenti kur u aksidentuan në autostradën e Hungarisë.

Por, duket se tani ka një telash rreth sjelljes së trupave të tyre në Kosovë. Kjo për shkak të procedurave që i ka shteti hungarez.

Familjarët thanë se për çdo te re nga ky rast do të njoftoheni me kohë.

“Ky njoftim është për arsye që kemi shumë shkrime për kohën dhe vendin e varrimit. Faleminderit që po e ndani dhimbjen me ne. Do jemi në kontakt dhe do ju informojmë me kohë”, shkroi Kastriot Hoxha, djali i axhës së Kushtrim Hoxhës.