Inspektorati Policor kryen arrestim në qendër të Prishtinës, ky është polici që përfundoi në pranga!

Inspektorati Policor i Kosovës sapo ka kryer një aksion-arrestimi në qendër të Prishtinës.

Indeksonline ka siguruar pamjet ekskluzive nga arrestimi i një prej zyrtarëve policor.

Burime të Indeksonline brenda IPK-së kanë thënë se në pranga ka përfunduar Lavdim Osmani, udhëheqës i Krimeve Ekonomike në Prishtinë.

Ende nuk dihen arsyet që quan deri në arrestimin e tij, por IPK këtë rast ishte duke e hetuar për një kohë të gjatë.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar në lidhje me arrestimin e këtij zyrtari policor.