Vdes personi i vetplagosur në Istog

Sot në mëngjes, në QKUK ka vdekur një person i cili ishte vetplagosur me 31 korrik në një fshat të Istogut.

“Sot me datë 10.08.2021 në ora 06:00 jemi njoftuar nga QKUK-ja se tani viktima ka ndërruar jetë. Është njoftuar Prokurori i rastit, me urdhër të të njëjtit viktima dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion”, kanë thënë burimet e IndeksOnline brenda policisë.

Hetimet janë duke vazhduar.