Shitja e IPKO-s për Telekomin e Serbisë mund të jetë rrezik për Kosovën

Ekspertët e sigurisë po e shohin si rrezit të madh shitjen e IPKO-s për Telekomin e Serbisë.

Prapa ofertës milionshe që ka bërë Telekom Serbia për ta blerë IPKO-n, qëndron një nga bankat ruse, e cila ia kishe huazuar paratë për ta blerë IPKO-n.

Metor Hoxhaj ka thënë se shitja e IPKO-s për “Telekom Srbija”, paraqet rrezik të madh në sigurinë e Kosovës, sigurinë kibernetike dhe atë private.

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu për RTK ka deklaruar se lidhjet me bankën ruse me Serbinë, tashmë janë publike. Sipas tij, shtetet e fuqishme i kushtojnë shumë rëndësi edhe spiunazhit ekonomik.

“Fakti se Serbia është shumë e varur nga Rusia, nënkupton se Rusia ka investuar në Serbi”, ka thënë ndër të tjera Musliu.