Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të shpallë zgjedhjet e brendshme të cilat do të rinisin në fillim të vitit të ri.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi të VV-së në Facebook, ku thuhet se këto zgjedhje ishin ndërprerë për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

“ Në mbledhjen e përbashkët me qendrat u fol edhe për zgjedhjet e brendshme të cilat do të rinisin në fillimvitin që po vjen, të cilat ishin ndërprerë për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare”, thuhet në njoftim.