Kryhet një operacion i rrallë i zgjerimit të artieres së barkut në QKUK

Me sukses, në Kirurgjinë Vaskulare është kryer një operacion te një pacient i moshës 56 vjeçare, i cili kishte aneurizëm (zgjerim) të aortës së barkut në nivel të arterieve renale (veshkave)- një rast shumë i rrallë dhe sfidues.

Operimi është bërë nga ekipi i Kirurgjisë Vaskulare së bashku me anesteziologët.

Pacienti kishte dhimbje të mëdha barku, për shkak të zgjerimit të arteries kryesore të barkut dhe arterieve në të dy këmbët, me dimensione 7.5 x 7.9 mm.

Shtatë ditë pas qëndrimit në spital, pacienti është liruar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Operacionet e kësaj natyre në spitalet private dhe në ato jashtë vendit kushtojnë deri në 20 mijë euro.