Senatorja Shaheen kërkon që përgjegjësit për ngjarjen e 24 shtatorit të japin llogari: Serbia të bashkëpunojë

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, tha se përgjegjësit për ngjarjen e 24 shtatorit duhet të japin llogari, duke u shprehur e shqetësuar për atë që ka ndodhur në veri të Kosovës.

Ajo pas takimit me presidenten Osmani pohoi se shpreson që Serbia do të bashkëpunojë në këtë drejtim. Sipas saj, për paqe afatgjate duhet që të gjendet një zgjidhje ndërmjet Kosovës e Serbisë.

“Kishim planifikuar një udhëtim në rajon. Deshëm të shfrytëzojmë mundësinë që pas ngjarjeve të 24 shtatorit të vijmë këtu dhe t’i shprehim shqetësimet tona. E dimë se është shumë shqetësuese kjo ngjarje për Kosovën. Mendojmë se është e rëndësishme që përgjegjësit për ngjarjet e 24 shtatorit të japin llogari, shpresoj që Serbia do të bashkëpunojë në këtë drejtim”.

“Kjo na tregon se për stabilitet dhe paqe afatgjate në Kosovë duhet vazhduar me mbështetjen e BE-së dhe ShBA-së në mënyrë që të gjendet një bashkëjetesë afatgjate paqësore me Serbinë”.