Hoti: Buxheti për vitin 2021 kalon shpejtë në Kuvend, ndodhemi në situatë specifike

Kryeministri Avdulla Hoti, ka thënë se vendi ndodhet në situatë specifike politike.

Hoti kur u pyet se kur do të kalojë buxheti për vitin e ardhshëm në Kuvend tha se janë duke zhvilluar konsultat për këtë çështje.

Gjithë kjo situatë sipas tij, do të tejkalohet shumë shpejt.

“…jemi duke i zhvilluar disa konsultime dhe shpresoj se e dërgojmë në Kuvend siç e kemi dërguar Ligjin për rimëkëmbje”.

“Jemi në një situatë vërtetë specifike politike dhe besoj që do ta tejkalojmë së shpejti”.

Ndërsa në pyetjen se a është duke diskutua për çështjen e presidentit me partitë politike ai shkurt tha se, kjo çështje është temë diskutimi.