Rrahje në mes një gruaje dhe një burri

Dy shtetas të Shqipërisë, një grua dhe një burrë janë arrestuar nga Policia e Kosovës, dje në Ferizaj.

Dyshohet se të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti dhe kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Të arrestuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

SHARE