Arrestohet gruaja për dhunë fizike dhe psikike ndaj burrit të saj

Një grua në fshatin Bresje të Fushë Kosovë është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë nën dyshimet se ka ushtruar dhunë në familje.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, rreth orës 13:15, është bërë arrestimi i të dyshuarës e cila ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj burrit të saj.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.