Tahiri: Ndaj Dukagjinit presim vetëm fitore, ka qenë privilegj të luaj në derbi – e merituam fitoren sepse ishte ndeshje shumë e bukur

Një ditë para ndeshjes së 25-të kampionale, FC Drita mbajti konferencë për media ku u diskutua për përgatitjet e ndeshjes ndaj KF Dukagjinit dhe pritshmëritë.

Para mediave u paraqitën kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Ardit Tahiri.

Sulmuesi, Ardit Tahiri theksoi së përkundër kohës së shkurtër nga ndeshja e javës së 24-të, Drita është gati dhe synojnë fitoren në cdo ndeshje të mbetur kampionale.

Nesër na pret një ndeshje mjaft me rëndësi, ne duhet ta harrojmë ndeshjen e kaluar në të cilën zhvilluam një lojë të mirë. Ishte kohë e shkurtë për t’u rigjeneruar dhe përgatitur ndeshjen e rradhës ndaj KF Dukagjinit, por kemi analizuar kundërshtarin dhe nesër presim vetëm fitore e tri pikë.

Ka qenë privilegj të luaj në derbin që secili futbollist e ëndërron, e merituam fitoren sepse ishte ndeshje shumë e bukur, por ne do të fokusohemi te takimi i rradhës që t’i marrim ndeshjet një nga një dhe të shpallemi kampion”, potencoi Tahiri.