Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë: Burrat rrahën gratë e baballarët

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në Kosovë në 24 orët e fundit.

Sipas raportit policor, rastet ka ndodhur në Pishtinë, Lipjan, Fushe Kosovë e Gjakovë.

Në bazë të njoftimit, në tri raste janë sulmuar gratë nga bashkëshortët e tyre.

Kuse në dy të tjera, janë sulmuar baballarët nga djemtë.

Raporti:

Viti 17.01.2022 – 19:00. Më 24.01.2022 viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja edhe djali i tij të dyshuarit kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 24.01.2022 – 12:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull  kosovar me të cilën është duke bashkëjetuar. I dyshuari nuk është takuar, rasti vazhdon të hetohet.

Lipjan 24.01.2022 – 10:30. Pas një mosmarrëveshje në familje i dyshuari mashkull  kosovar ka tentuar ta sulmoj fizikisht babanë e tij viktimën mashkull  kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. 

Fushë Kosovë 25.12.2021 – NN. Më 24.01.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje kishte  sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër  kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. 

Lipjan 24.01.2022 – 17:42. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimën femër  kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gjakovë 24.01.2022 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.