Me litar në fyt e pranga në duar, i riu kosovar proteston para Qeverisë

Një i ri kosovar ka vendosur të protestojë para objektit të Qeverisë së Kosovës për ikjet që po bëhen nga vendi dhe shkallën e lartë të papunësisëMe një litar rreth qafës, pankartë në duar dhe një valixhe afër vetës, i riu ka dalë para Qeverisë në shenjë proteste.

“Ëndrrat na i keni vjedhë, shpresat na i keni vra!”, shkruan në pankartën që ai mbanë në duar.Po ashtu, ky i ri në duar mbanë edhe diplomën e fakultetit dhe pasaportën e Kosovës.