Ramiz Rrustaj zhvillon takim me gratë dhe vajzat e Klinës, me pjesëmarrjen e Albulena Haxhiut

Kandidati për kryetar të komunës, së Klinës nga Vetëvendosje z. Ramiz Rrustaj, ka zhvilluar sot një takim të ngrohtë me gratë dhe vajzat e komunës, ku është diskutuar për sfidat dhe mundësitë e tyre në jetën shoqërore dhe politike.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe kandidatët për Asamble Komunale, ndërsa takimi u mbajt në shtëpinë e kandidates për Asamble, znj. Valmire Krasniqi, e cila mirëpriti pjesëmarrësit me shumë dashamirësi.

Gjatë ditës, u realizuan edhe vizita në biznese të udhëhequra nga gratë, për të dëgjuar nga afër përvojat, sfidat dhe nevojat e tyre.

Pjesëmarrjen e saj e dha edhe znj. Albulena Haxhiu, Nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, e cila shprehu mbështetjen e fuqishme për rolin dhe kontributin e grave në shoqëri.

Në përfundim të takimit, kandidati Ramiz Rrustaj theksoi rëndësinë e fuqizimit të grave si faktor i rëndësishëm për zhvillimin e komunës.

Bashkë për ndryshimin – 105 ✅