Fadil Gashi viziton QKMF-në në Klinë, i përgëzon për menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimin e qytetarëve

Kryetari i Kuvendit Komunal ne Klinë, Fadil Gashi sot ka vizituar QKMF-në “Nënë Tereza” dhe ka falendëruar këtë institucion dhe Drejtorin për DSHMS Shemsedin Berisha për punën me pandemine Covid-19.

Po ashtu Gashi ka përgëzuar punonjësit shëndetësorë për fillimin e vaksinimit masiv të popullatës sës Komunës së Klinës.

“Ata i uruan Drejtorit te ri Dr.Haxhi Ibishi zgjedhjen ne ketë pozite dhe ofruan gadishmerine për bashkepunim në te ardhmen ne implementimin e Mjekesise familjarë ne KPSH. Poashtu ai sot edhe mori dozen e parë të vaksines Astra Zeneca.

Falënderojme Kuvendin Komunal të Klinës për bashkepunimin e tyre te shkelqyeshëm dhe kontributin qe kane jap per mbeshtetjen e te gjitha projekteve qe ka derguar Komuna për shëndetësinë”, shkruhet në njoftimin e QKMF-së “Nënë Tereza”.