Banorët e një lagjeje në Gjurgjevik të Madh, nga ora 15:00 pa energji elektrike

15

Banorët e një lagjeje në fshatin Gjurgjevik të Madh sot janë ballafaquar me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.

Ata për Klina.info kanë thënë se nuk kanë rrymë, vetëm një fazë.

Madje të njejtit kanë potencuar se mbi dhjetë herë kanë kërkuar ndihmë nga KEDS, por të njejtit nuk u kanë ardhë në ndihmë.

Mungesë të energjisë kanë nga ora 15:00.

Ata kanë apeluar që të rregullohet ky problem.