Vjedhje e rëndë në Shkollën e Mesme Ekonomike në Pejë

Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur dje në Shkollën e Mesme Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë,

Rastin e ka denoncuar në Polici një arsimtar i shkollës, i cili ka deklaruar se disa të dyshuar, të panjohur kanë hyrë në kabinetin e tij dhe kanë vjedhur bateri, vlera e të cilave nuk dihet.

Lidhur me ngjarjen është konsultuar Prokurori i Shtetit dhe rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

SHARE