Moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell.

Sipas IHK, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

Ndërkohë që nga dita e diela e tutje parashihen rritje të temperaturave maksimale mbi 30 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius”.

Indeksi UV mbetet i lartë, andaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi që nga ora 10-16 mundësisht të kufizohemi rrezeve të diellit, ose të përdorim masa mbrojtëse.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s. Nga dita e diele e tutje parashihen rritje të temperaturave maksimale mbi 30 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.