Një banor i fshatit Siqevë të Klinës, derisa po Punuar në arat e tij, ka hasur një granatë dore.
Menjëherë pas gjetjes, ai ka lajmëruar Policinë e Kosovës, e cila ka dalë në vendngjarje dhe po merret me rastin.
Dyshohet se bëhet fjalë për një mjet shpërthyes të mbetur nga periudha e luftës, i cili mund të paraqesë rrezik për banorët e zonës.
Ky nuk është rasti i parë kur në këtë zonë gjenden mjete shpërthyese të mbetura nga e kaluara, andaj banorëve u kërkohet kujdes i shtuar gjatë punimeve bujqësore./klina info/