Haxhiu merr pjesë në varrimin e Magashit: Qoftë e fundit kjo viktimë!

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në varrimin e 35 vjeçares Hamide Magashi, e cila u vra në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë, nga bashkëshorti i saj.

“Të pikëlluar e me zemër të thyer u mblodhëm në varrimin e gruas e cila tragjikisht u vra, një ditë para se të bëhej nënë” shkroi Haxhiu në facebook.

Sjo tha se prezenca e Hamides dhe foshnjës së saj e të palindur, do të mbetet gjatë në kujtimin e të gjithëve.

“Qoftë e fundit kjo viktimë! Qoftë i paharruar kujtimi për të!” përfundoi8 Haxhiu.

Ky është postimi i plotë i saj:

Të pikëlluar e me zemër të thyer u mblodhëm në varrimin e gruas e cila tragjikisht u vra, një ditë para se të bëhej nënë.

Hamide Magashi dhe foshnja e saj e palindur tashmë janë në amshim, por prezenca e tyre do të mbetet gjatë në kujtimin e të gjithëve, duke reflektuar për të mos lejuar kurrë më veprime të tilla.

Qoftë e fundit kjo viktimë! Qoftë i paharruar kujtimi për të!