Publikohet lista e të ftuarve te Përfaqësuesja e Kosovës, për dy ndeshjet e nëntorit

Përzgjedhësi Primozh Gliha publikon listën e futbollistëve për dy ndeshjet e nëntorit.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha, e ka bërë publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet e këtij muaji.

Dardanët më 10 nëntor e zhvillojnë miqësoren kundër Jordanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa katër ditë më pas e luajnë ndeshjen e fundit kualifikuese për Botërorin 2022 kundër Greqisë në Athinë.

Stërvitja e parë mbahet të hënën, në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Lista e të ftuarve: