Gjykata Speciale fton si të dyshuar Rrahim Hashimin

Prokuroria e Specializuar i ka dërguar ftesë për intervistim Rrahim Hashimit, ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hashimi përmes një postimi në Facebook.

“Të nderuar familjar, miq e bashkëluftar ju njoftoj se sot jam thirrur nga zyra e prokurorit të specializuar në Hagë për tu intervistuar në cileslinë e të dyshuarit të Marten me 09.11.2021. Kjo është hera e dytë që intervistohem, hera e parë ka qenë me datën 09.04.2019 Nuk jam i njoftuar, nëse ka një aktakuzë të ngritur apo jo, por fteses dot ju përgjigjem pozitivisht. Me respekt Rrahim Hashimi”, ka shkruar ai.