Memli Krasniqi në Klinë, takohet me Sokol Bashotën e Esat Racin, i bindur për fitoren e PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot ka vizituar Klinën.

Me ç’rast ai është takuar me kryetarin e degës së PDK-së në këtë komunë dhe kandidatin për kryetar të Klinës, Esat Raci.

Krasniqi ndër të tjera ka thënë se pas 14 nëntorin me qeverisjen e Racit dhe PDK-së, do të shihet ndryshimi.

Ky është postimi i plotë:

Pritje madhështore në Zllakuqan e në Klinë, ku me kryetarin në ardhje, Esat Racin, dhe kryetarin e Degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashotën, takuam shumë qytetarë e aktivistë të devotshëm që po punojnë për ndryshimin e nevojshëm që i nevojitet kësaj komune pas 14 nëntorit.

Aktivistët tanë janë tejet të mobilizuar për ta përmbyllur këtë raund me fitore, duke e zgjeruar rrjetin e mbështetësve, sepse qytetarët e Klinës, pa dallime partiake, janë më se të vendosur t’i japin fund qeverisjes aktuale, e cila solli vetëm degradim e stagnim në këtë qytet.

Programi zhvillimor e transformues i Esat Racit është gjithëpërfshirës. E tillë do të jetë edhe qeverisja e tij, sepse ai do të jetë kryetar i të gjithëve dhe do të qeverisë njëjtë për të gjithë.