Propagandë për mbijetesë politike: Fatmir Limaj dhe e vërteta e votës

Deklarata e Fatmir Limajt se “çdo votë për Nismën është votë për PDK-në” është mashtrim i pastër politik dhe një përpjekje e ulët për ta keqpërdorur elektoratin e PDK-së. Kjo nuk është e vërtetë dhe nuk ka qenë kurrë e tillë.

Fatmir Limaj po tenton të mbijetojë politikisht duke shpërndarë konfuzion dhe duke luajtur me ndjenjat e votuesve që dikur i ka tradhtuar.

Ai e ka pasur shansin, e ka pasur mbështetjen, por njëherë e ka thyer besimin e votuesit të PDK-së, dhe historia nuk fshihet me fjalime boshe e slogane mashtruese.

Së fundi, ai po e përsërit shpesh një slogan të rrezikshëm dhe të qëllimshëm:
“Votomeni, se vetëm kështu e çajmë rrethimin!”
Por për cilin rrethim e ke fjalën, Fatmir?
Çka po paralelizon me këtë fjali?
A po e krahason situatën politike me rrethimin që dikur na e bënin forcat paramilitare serbe?
A po na thua se je i “rrethuar” si atëherë dhe se duhet ta “çajmë” këtë rrethim përmes votës për ty?
Jo, Fatmir.

Këto krahasime janë të papranueshme dhe fyese. Rrethimin e vërtetë e ka përjetuar ky popull nga Serbia, jo nga proceset demokratike dhe vullneti i lirë i votuesit.
PDK-në – partinë që e formoi UÇK-ja, që doli nga gjaku, sakrifica dhe lufta për liri – ti dikur e tradhtove për ambicie personale.

Sot nuk mund të fshihesh pas sloganeve emocionale e metaforave të rreme për ta shpëtuar karrierën tënde politike.
Propaganda jote sot nuk ka për qëllim forcimin e PDK-së, por shpëtimin tënd personal.

Kush e njeh politikën e di mirë: vota për Nismën është votë vetëm për Nismën dhe jo për PDK-në.

Çdo votë për PDK-në është votë për mirëqenje, zhvillim dhe jetë më të mirë. Çdo përpjekje e Fatmir Limajt për ta paraqitur ndryshe është manipulim i hapur.
Prandaj, thirrje e qartë për votuesit e PDK-së:

Mos bini pre e propagandës dhe fjalimeve të Fatmir Limajt. Mos lejoni që vota juaj të shndërrohet në mjet për ambicie personale të tij. Nëse e doni PDK-në të fortë, të pastër dhe pa pazare politike- votoni vetëm PDK.

Ruzhdi Kryeziu : Sekretar i PDK-së Malishevë