Pronari i tokës s’e do gurin e Nënës Pashkë, “fajtor”

Guri përkujtimor i Pashkë Markut, nënës që dogji veten pas kthimit dhe varrimit të djemve të saj të vrarë nga forcat serbe, është tentuar të hiqet gjatë së enjtes. Kjo u bë me urdhër të pronarit të tokës, që është komshi i famijes Marku.

Sipas nipit të Nënës Pashkë, siç njihet ndryshe gruaja gjakovare, arsyetimi i komshiut ishte se aty po synohet të ndërtohej një kishë gjë të cilën familja thanë se nuk është e vërtetë. Sipas tyre, pronarit nuk i pëlqeu as një vizitë e kryeministrit Albin Kurti që u bë në 20-vjetorin e vetëflijimit të gruas, njofton Klan Kosova.

Megjithkëtë, gjatë ditës vendin e vizituan edhe zyrtarë të Ministrisë së Kulturës, ndonëse ky monument nuk është në mbrojtje. Agjencioni për memorial ndaloi rrënimin derisa u kërkoi organeve të rendit masa sigurie deri në një vendim të radhës.