VETËM 8 BANESA EKSKLUZIVE NË ZEMËR TË KLINËS (76, 89, 165m²)

PC Residence prezanton banesa ekskluzive me bodrum dhe garazh në zemër të Klinës

Ndërtimi ka filluar në gusht 2020. Punimet e vrazhda pritet të kryhen në pranverë 2021 nga punëkryesi MIRDITA CONSTRUCTION dhe janë nën përcjellje të arkitektit përgjegjës nga AGA Prishtinë (Advanced Group of Architecture)

Pamja e jashtme klasike me tulla fasade thekson bukurinë e këtij objekti me vetëm 8 apartamente. Por bukuria nuk është gjithçka, prandaj po punohet me standarde e materiale moderne ndërtimore, gjë që krijon një klimë të këndshme banimi

Objekti ndodhet përballë Coyotes në mes të Klinës. Ajri i pastër i Rrafshit të Dukagjinit përbën një faktor kyç, ku kombinohet qetësia e një qyteti të vogël dhe lidhjet rrugore optimale me të gjitha qendrat urbane të Kosovës

Dihet që ndërtimi i brendshëm është çështje shije. Prandaj ju keni mundësi të vendosni për elementet e brendshme sipas dëshirës, kështu që banesa t’i përshtatet shijes dhe buxhetit tuaj 100%. Dritaret elegante, rrafsh me dysheme, do të jenë 2.30m të larta. Në kombinim me lartësinë e katit prej 3 metrash, banesa juaj do të jetë gjithmonë e ndritshme

Shtëpia 5-katëshe ka vetëm 8 banesa (76m², 89m² dhe XXL 165m²), ku banesat 76m dhe 89m kanë 3 dhoma, pra një dhomë dite me kuzhinë e dy dhoma fjetje. Banesa XXL me 165m² mund të renditet sipas dëshirës së pronarit të ri duke arritur kështu një sipërfaqe luksoze. Këtu nuk përjashtohet as mundësia që njëkohësisht të punohet dhe jetohet në banesë (Home office)

Kombinimi i dritareve me tri xhama, i mureve me izolim modern dhe kaldajës elektrike gjermane Viessmann me ngrohje në dysheme garanton shpenzime të ulëta energjetike

Ju do te keni mundësi të blini edhe një garazh nëntokë me një bodrum të ndarë. Kështu ju nuk keni nevojë të kërkoni parking dhe po ashtu mund të vendosni rraqet e shtëpisë në këndin tuaj të bodrumit

E ARDHMJA MUND TË JETË KAQ E BUKUR

Distancat
Prishtinë 55km
Aeroport 47km
Gjakovë 32km
Pejë 26km
Istog 22km
Autostrada Prishtinë-Tiranë (Arllat) 25km
Autostrada Prishtinë-Pejë (Klinë) 2km

Distancat lokale:
Shkolla fillore 50m
Shtëpia e shëndetit 300m
Supermarket 100m
Banka përballë
Bar Coyote përballë

Të dhënat teknike
Dokumentacioni 100% i rregullt
Muri i jashtëm me trashësi 43cm: bllok giter 25cm, lesh guri 5cm, ajër 1cm, tullë fasade 12cm
Fasada: Tullë fasade
Dritaret: Cilësi e lartë me 3 xhama dhe shumë fusha. Ngjyra antracit. Lartësia 2,30m dhe rrafsh me dysheme.
Laminati, parketi ose pllakat me zgjedhje të lirë deri në 25€ për m². Shtesa për material tjetër e mundur.
Materiali elektrik: Firma italiane ABB. Ofrojmë edhe smart home, ku përmes App-it mund të kontrolloni dritat, roletat, ngrohjen, etj.
Ngrohja: Ngrohja në dysheme. Kaldaja elektrike gjermane Viessmann me 30% efikasitet më të lartë energjetik. Termostat për secilën dhomë
Ajrosja: Sistem ventilimi për secilën banesë (parandalon mykun)
Sanitari: Grohe dhe Geberit
Tubat e kanalizimit: Me reduktim zhurme
Të tjera: Lift bashkëkohor, interfon me video, e shumë të tjera.