Pamje/Nxirret trupi i pajetë i 31 vjeçares nga banesa

Rreth orës 21:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatë për një person të gjinisë femërore pa shenja jete brenda një banese në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” dhe viktima është e moshës 31 vjeçare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia Reaguese, hetimet dhe forenzika.

Ndërsa Indeksonline që ka raportuar për rastin sjellë edhe momentin kur trupi i pajetë i 31 vjeçares nxirret nga banesa.