Sot vendoset gjithçka: Ulpiana apo Flamurtari, Malisheva apo Dukagjini

Sot zhvillohen ndeshjet e xhiros së 27-të në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës.

Në fakt kjo është xhiro e fundit në dy grupet e Ligës së Parë, ku do të vendoset shumëçka sa i përket skuadrave që futen në Superligë dhe atyre që bien një rang më poshtë.

Lideri aktual i Ligës së Parë, Malisheva do të përballet në udhëtim te Vëllaznimi, ku i mjafton vetëm një pikë për ta siguruar futjen në Superligë.

May be an image of 3 njerëz, fëmijë, people playing football, people standing dhe ambiente të jashtme
E ndjekësi i tyre më i afërt, Dukagjini luan në udhëtim te Trepça ku synon fitoren.
Sot do të dihet se cila skuadër futet në Superligë dhe cila do të luajë në play-off.

Në anën tjetër në grupin B, Flamurtari dhe Ulpiana po kërkojnë rikthimin në Superligë.

Ulpiana ka një pikë më shumë se kryeqytetasit, derisa sot luan në udhëtim te Ramiz Sadiku.

Në anën tjetër Flamurtari kërkon fitore në udhëtim te Vllaznia dhe shpreson në një barazim të Ulpianës.