Për 10 ditë, 11 mijë mërgimtarë nga Zvicra erdhën në Kosovë

Pasi Zvicra hoqi Kosovën nga lista e karantinës, ka nisur të rritet fluksi i fluturimeve me bashkatdhetarë që vijnë në vendlindje,

Për dhjetë ditë, deri këtë të premte, mbi gjysma e të gjitha fluturimeve kanë qenë nga Zvicra.

Zyrtarët e Aeroportit të Prishtinës thonë se sa i përket respektimit të masave kundër pandemisë nuk ka pasur ndonjë problem gjatë hyrje-daljeve të udhëtarëve.

Mbi 11 mijë e 436 është numri i bashkatdhetarëve që kanë ardhur nga Zvicra prej 4 majit, kur Kosova u largua nga lista e karantinës në këtë shtet, transmeton Koha.

Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, thotë se nga 4 maji e deri të premten janë realizuar 149 fluturime, 70 prej të cilave kanë qenë nga Zvicra.

Pas heqjes së detyrimit për t’u karantinuar, mbetet në fuqi paraqitja e testit PCR me rezultat negativ, të bërë brenda 72 orëve para hyrjes në territorin zviceran./