Njoftim për qyterarët e Klinës për vaksinën anti-Covid

Drejtoria e QKMF-së në Klinë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se vaksinimi i qytetarëve me vaksinën anticovid rifilloi dhe po vazhdon në Klinë edhe sot prej orës 8.00-14.00.

Ndërsa vaksinimi vazhdon dhe nesër.

Ky është njoftimi i plotë:

Gjithashtu, edhe nesër (e Dielë) prej orës 8:00 -14:00 do të bëhet vaksinimi i të gjithë qytetarëve të moshës 65+.

Ftojmë të gjithë qytetarët e kësaj grupmoshe, qoftë ata që janë regjistruar, apo që nuk janë lajmëruar deri më sot, të vijnë të vaksinohen.
Vaksinimi do të kryhet në QKMF – Klinë.
Falenderojmë stafin e Vaksinimit per angazhimin dhe perkushtimin e tyre ne punë edhe gjatë ditëve te Vikendit.

Me respekt,
Drejtoria e QKMF-së.