Prokuroria Speciale nesër kthen pajisjet që i morën kur i arrestuan Gucatin e Haradinajn

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka bërë të ditur se nesër Prokuroria Speciale në Hagë do të kthejë kthejnë pajisjet të cilat i kanë marrë në të njëjtën ditë kur i arrestuan Hysni Gucati dhe Nasim Haradinajn.

Përmes një postimi në Facebook, Klinaku ka thënë se Prokuroria Speciale duhet të jap sqarime se çfarë ka gjetur në këto pajisje.

“Zyrtarët e Prokurorisë Speciale në Hagë, 6 muaj pas bastisjes në selinë qendrore të OVL UÇK-së në Prishtinë, më kanë njoftuar se nesër 24.03.2021 në ora 10:00, do t’i kthejnë pajisjet të cilat i kanë marrë me 25.09.2020, në të njëjtën ditë kur i arrestuan padrejtësisht kryetarin Hysni Gucati dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj. Ne kemi autorizuar avokatin e OVL të UÇK-së z.Tomë Gashi, i cili nesër, në kohën e lartëshënuar, do të shkoi në zyret e Prokurorisë Speciale të Hagës, që janë në kompleksin e EULEX-it në Fushë Kosovë, që t’i marrë pajisjet tona. Prokuroria Speciale në Hagë, duhet të jap sqarime se çfarë ka gjetur në pajisjet tona…?”, ka shkruatur Klinaku.