PËRKUJTOHET DËSHMORI AHMET ALUSH PANTINA

Në 21 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit Ahmet Alush Pantina, sot Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me bashkëpunëtorë të komunës,

përfaqësues të Organizatave të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, familjarë të të ndjerit dhe qytetarë të shumtë, kanë bërë homazhe varri i tij në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe” në fshatin Grabanicë të Klinës.

Me këtë rast, Kryetari Elezaj theksoi se vepra e të gjithë dëshmorëve do të kujtohet çdo herë, pasi falë sakrificës së tyre, gjakut të derdhur nga ta dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare, sot ne jetojmë të lirë.

Homazhet, në kujtim të jetës dhe veprës së dëshmorit, Ahmet Pantina janë bërë edhe tek lapidari i dëshmorit, në fshatin Llazicë.