Një mijë e 705 foshnje kanë lindur në Spitalin e Pejës në 2021

Gjatë vitit 2021 numri i foshnjave që kanë lindur në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka qenë 1,705. Sa i përket gjinisë 819 foshnje janë të gjinisë femërore dhe 880 të gjinisë mashkullore.

Mesatarisht në një ditë kanë lindur 4.6 foshnje ndërsa numri i nënave që kanë lindur për herë të parë kanë qenë 670.

Sa i përket vendbanimeve të nënave të porsalindurave, 953 foshnje janë nga Komuna e Pejës, 311 Istogut, 232 Klinës, 163 Deçanit, 17 Malishevës, 10 Skenderajt, 9 Gjakovës, 8 Prishtinës, 2 Fushë Kosovës.