Manaj grumbullohet nga Barcelona, por ndodh ajo që nuk pritej

Rei Manaj është grumbulluar në ekipin e parë të Barcelonës për stërvitje edhe përpara ndeshjes ndaj Levantes në kampionat.

Por trajneri Setien ka marrë të njëjtin vendim, ashtu si edhe më parë kur u ndesh në Kupë ndaj Leganesit.

Sulmuesi shqiptar është zyrtarizuar në listën e katalanasve, por te ajo që dëshironte më pak. Manaj gjendet te Barcelona B, ndërsa këta të fundit do të ndeshen në orën 12:00 ndaj Prat në transfertë.

Pritshmëritë dhe shanset ishin të mëdha për të parë lojtarin kuqezi në ekip të parë, por duket ende e vështirë.

Sa i përket emrave nga ekipi i të rinjëve që do të gjendet me Setien, trajneri ka preferuar Riqui Puig, Monchu dhe Collado./AG,KlinaInfo/