Prognoza e analistit politik: Ky është plani i Isa Mustafës për ta ‘eliminuar’ Vjosa Osmanin

LAJMI I FUNDIT Rrëfimi i Time Kadrijajt për luftën: Për femrat ishin sfiduese rrethanat malore Rrëfimi i Time Kadrijajt për luftën: Për femrat ishin sfiduese rrethanat malore

LajmePrognoza e analistit politik: Ky është plani i Isa Mustafës për ta ‘eliminuar’ Vjosa Osmanin

 

 13:15 | 15 Dhjetor 2019

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vendosur datën 26 dhjetor si date kur do të mbahet seanca konstituive.Por dy subjektet politike LVV dhe LDK akoma nuk janë dakorduar për arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje duke shkaktuar një bllokadë në formimin e institucioneve.

E njohësi i çështjeve politike Nexhmedin Spahiu, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka treguar “lojërat” dhe taktikat që mund të jenë duke u kalkuar mes këtyre dy partive për ndarjen e pushtetit.

“Besoj që do të arrihet marrëveshja dhe do të gjendet kompromisi. Ndërsa sa i përket postit të Presidentit është e vështirë që të gjendet një figure përbashkuese mes LDK-së dhe VV-së , nuk ka figura të tilla. LDK-ja do të kishte dëshirë ta kishte presidentin në mënyrë që ajo ta kishte peshën me të madhe në koalicionin qeverisës, sepse ajo duke marrë Presidentin , kryeparlamentarin dhe gjysmën e qeverisë atëherë pesha do të rëndonte nga ana e LDK-së. Ndërsa Albin Kurti dëshiron një president “kukull” si Atifete Jahjaga,që të jetë vetë edhe President edhe Kryeministër. Mund të ndodhë që LDK t’i japë Ministrinë e Punëve të Brendshme Vetëvendosjes dhe Vetëvendosja të lëshojë pe për Presidentin.  LDK-ja ka kërkuar ministrinë e Punëve të Brendshme dhe jo të Jashtme për të ‘eleminuar’ Vjosa Osmanin ” tha Spahiu.

Edhe gjatë ditës së djeshme Albin Kurti dhe Isa Mustafa nuk arritën të finalizojnë marrëveshjen për bashkëqeverisje.Nga VV, zëdhënësi për media i kësaj partie deklaroi për “Gazeta Blic” se gjatë ditës së sotme nuk është paraparë ndonjë takim mes këtyre dy subjekte.