Prishtinë: Arrestohet taksisti, dyshohet se sulmoi seksualisht një femër

Një taksist është arrestuar në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, pasi një femër ka raportuar se është ngacmuar me fjalë.

Po ashtu ajo ka deklaruar se i dyshuari ka filluar ta prekë në këmbë.

Taksisti, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton raporti 24 orësh

Rasti është iniciuar si “Sulm seksual”.