COVID-19 stërmbush QKUK-në dhe Spitalet e Përgjithshme/ 541 pacientë po trajtohen në gjithë Kosovën

Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, në faqen zyrtare Facebook përmes një tabeleje, kanë pasqyruar raportin 24 orësh në lidhje me rastet e dyshuara dhe të konfirmuara që janë duke marrë shërbime shëndetësore në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas të njëjtit raport 541 pacientë janë duke u trajtuar në gjithë vendin, 16 nga ta janë në respiratorë, 24 në CPAP, 295 me oksigjen, prej tyre 291 të konfirmuar me COVID-19, transmeton Indeksonline.

Në Klinikën Infektive janë gjithsej 109 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë 77 pacientë, 43 nga ta të konfirmuar me COVID-19. Në Mjekësinë Sportive, 24 pacientë të shtrirë, 9 nga ta në respiratorë. Ndërsa në Klinikën Neurologjike 36 pacientë, 34 të pakonfirmuar.

E, në Spitalet e Përgjithshme, po trajtohen 295 pacientë, 113 të konfirmuar me COVID-19, 7 janë në tubues, 6 në CPAS dhe 148 me oksigjen.

Vetmë në Spitalin e Prizrenit janë të shtrirë 56 persona, në atë të Gjakovës 47, në të Pejës 66, në Spitalin e Ferizajt 34, në të Gjilanit 60 dhe 32 në të Mitrovicës dhe Vushtrrisë