Prishtina, Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Deçiçi luajnë sonte në Ligën e K

Sonte zhvillohen ndeshjet e para të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, ku pesë ekipe shqiptare do të jenë në aksion, ndërsa Ballkani ka luajtur më herët dhe ka marrë fitore të rëndësishme.

Skuadra kampione e Kosovës, Ballkani, dy ditë më parë triumfoi 4:2 ndaj Florianas, duke hedhur një hap drejt raundit të tretë të kësaj gare.

Pas eliminimit nga Liga e Evropës, FC Prishtina do të kërkojë të vazhdojë aventurën evropiane përmes Ligës së Konferencës. Kryeqytetasit përballen sonte me Larne nga Irlanda e Veriut, me ndeshjen që luhet në udhëtim dhe nis nga ora 21:00.

Edhe kampionia e Shqipërisë, Egnatia, e eliminuar nga Liga e Kampionëve, rikthehet në fushë për Ligën e Konferencës. Ajo do të përballet me bjellorusët e Dinamo Minsk, gjithashtu në transfertë.

Nga ana tjetër, Vllaznia do të presë në Shkodër skuadrën islandeze Vikingur Reykjavik, që eliminoi Malishevën në raundin e parë.

Në këtë raund është edhe Dinamo e Tiranës, e cila do të udhëtojë drejt Andorrës për t’u përballur me Atletic Escaldes.

Ndërkohë, skuadra shqiptare nga Tuzi, Deçiç, ka një sfidë të vështirë përballë gjigantit austriak Rapid Vienna.