Dr.Filloreta Berisha u jep ndihmën e parë të lënduarve nga aksidenti, po kthehej nga fushata

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek rrethi Klinë- Pejë – Prishtinë.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa sipas burimeve të Klina Info janë lënduar tre persona.

Në vend të ngjarjes ka qenë edhe kandidatja për deputete dr. Filloreta Berisha, e cila u ka dhënë ndihmën e parë të lënduara.

Berisha ka qenë duke u kthyer nga një takim me elektoratin, teksa ka ndaluar tek aksidenti.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=3938591429539749&id=553587744706818