Banorët e Klinafcit, pa ujë!

Që nga e Diela, banorët e fshatit Klinafc, gjegjësisht lagjja Bojaj kanë mbetur pa ujë! Ata janë të shqetësuar për këtë problem dhe kërkojnë që sa më shpejt të rregullohet kjo çështje. Ata për Klina info cekën se në mungesë të ujit, nuk mund t’i kryejn as nevojat shtëpiake. Gjithashtu thanë se nësë vazhdon kjo gjendje, ata nuk do t’i shmangin as protestat duke bllokuar rrugën në Pograxhë./Klina.info/