Aksident në Lipjan, vetura përfundon jashtë rrugës

Është raportuar pak më parë për një aksident në rrugën Prishtinë – Lipjan.

Afër rrethit të Lipjanit, një veturë e markës gjermane BMW, ka dalur nga rruga duke përfunduar në rrethoja.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, mirëpo në vendin e ngjarjes kanë dal tashmë njësitet policore.