Policia njofton për disa raste të dhunës në familje brenda 24-orëve të fundit në Kosovë

Brenda 24-orëve të fundit, në Kosovë kanë ndodhur disa raste të dhunës në familje.

Policia njofton se nga dhuna në familje kanë pësuar gratë, ku edhe kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Ndërkaq, personat që kanë ushtruar dhunë janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Më poshtë, rastet e ndara sipas raportit të policisë:

Prishtinë 28.01.2024 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën femër kosovare, e kishte sulmuar fizikisht atë. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Obiliq 28.01.2024 – 23:05. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur, lidhur me rastin viktima mashkull kosovar për shkak të lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Deçan 28.01.2024 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Lidhur me rastin viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 28.01.2024 – 20:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është keqtrajtuar psiqikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.