Aksident trafiku në Klinë, vetura përfundon jashtë rrugës

Numri i aksidenteve në trafikun rrugor, si pasojë e pakujdesisë, vazhdon të jetë shqetësues,shkruan Klina info.

Një veturë ka përfunduar jashtë rrugës, rreth orës 14:00 në Klinë, në pjesën e njohur si Përlina.
Nuk dihet nëse ka të lënduar, veç dëmeve materiale.
Derisa, në vend ngjarje ka dalë Policia e Kosovës, ku njësitet relevante po merren me rastin./Klina.info/