Policia kap një sasi kokainë e marihuanë në Burgun e Dubravës

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës është gjetur një sasi e substancave narkotike, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Policia ka konfiskuar 0.5 gram substancë narkotike të llojit marihuanë dhe 1.2 gram kokainë.

“Qendra Korrektuese Dubravë. Nga zyrtarët korrektues është raportuar se gjatë kontrollit të pavianëve, janë gjetur dhe konfiskuar në një vend 0.5 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe në një vend tjetër 1.2 gram substancë narkotike llojit kokainë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.