Përkujtohet dëshmori Mehedin Morina, në 24 vjetorin e vrasjes

Me homazhe e nderime, u përkujtua dëshmori Mehedin Morina në 24 vjetorin e vrasjes.

Miq, familjarë e bashkëluftëtarë e OVL UÇK, dega në Klinē bënë homazhe pranë varrit të tij.

I pranishëm ishte edhe zêvendësi i shtabit të përgjithshëm i UÇK-së, Sokol Bashota.

Ai tha se trima si Mehedin Morina, do të kujtohen gjithnjë dhe te varri i tij te varrezat e Dëshmorëve në Grabanicë, vendosën kurora lulesh.

Pas Grabanicës, homazhe bënë edhe në Gexhë të Rahovecit, vendi ku ra heroikisht Morina.